Sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe akuzoi sot Izraelin se po “luan me zjarrin” duke parashtruar masa të reja sigurie në hyrje të Malit të Tempullit në Jeruzalem.

“Al-Qods është një vijë e kuqe. Asnjë arab apo mysliman nuk do të pranojë që të njollosen vendet e shenjta”, pohoi Ahmed Aboul Gheit në një deklaratë.

Sekretari i përgjithshëm i organizatës panarabe me seli në Kajro denoncoi gjithashtu “vendimet oportuniste” të qeverisë izraelite që kërkon të nxisë një krizë serioze me botën arabe dhe myslimane.

Prej një jave, konfrontimet fizike janë të përditshme mes forcave të sigurisë izraelite dhe protestuesve palestinezë, që denoncojnë instalimin nga ana e Izraelit të detektorëve metalikë në pikat hyrëse në Malin e Tempullit, vendi i tretë i shenjtë i fesë islame.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: