Në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e turit të parë kualifikues të Ligës së Europës, Partizani dhe Prishtina do të zhvillojnë së bashku një ndeshje miqësore më datë 24 qershor.

Takimi do të zhvillohet në stadiumin e qytetit të Laçit në orën 17:00. Njoftimin për këtë ndeshje e ka dhënë klubi i Prishtinës.

Partizani e luan ndeshjen e parë të Ligës së Europës në shtëpi kundër Botev Plovdivit, ndërsa Prishtina luan në tranfertë ndaj Norkopingut. Të dyja ndeshjet do të luhen më datë 29 qershor./panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: