Shorti i Ligës së Kampionëve vuri përballë kampionen e Shqipërisë me atë Moldavisë dhe për Safet Gjicin, presidentin e Kukësit, ekipit të vetëm që përfaqëson kampionatin tonë në trofeun më prestigjioz në Europë, klubi verilindor ishte me fat.

Kështu e ka cilësuar Gjici kundërshtarin Sherif Tiraspol për të cilin vijon të shtoi se ndër ekipet me të cilat mund të përballeshin kampionët e Shqipërisë, ky ishte më i lehti.

“Nuk duhet të kalojmë në euforia se është kampione e Molavisë. Natyrisht, nga ai grup që ishim të rreshtuar, duket me favorizuese për ne. Por e kisha parandjenjën që do të na binte një ekip i lehte. Na ka favorizuar shorti por duhet të them që duhet të mobilizohemi fort për ta përballuar kampionen e Moldavisë se kampionia është kampione”, tha ai për “Ora News”.

Objektivi mbetet faza në grupe e Ligës së Europës, por sigurisht kjo nënkupton më parë kalimin e tureve në Ligën e Kampioneve. Ndaj Gjici duket se është gati të ndërhyjë edhe në merkato për të përforcuar skuadrën.

“Duhet të marrim masa urgjente për të përforcuar ekipin në ato reparte ku nevojitet dhe janë të gjitha mundësitë dhe shanset që të mund ta kalojmë këtë tur.
Objektivi ynë kryesor është të arrijmë në grupe të Ligës së Europës. Por të gjithë ekipet si kampionia e Moldavisë, nuk duhet t’i nënvlerësojmë”, deklaroi numri 1 i Kukësit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb