Faza në grupe e Ligës së Kampioneve do të ketë si protagonistë Elseid Hysajn dhe Valon Ahmedin, skuadrat e të cilëve janë kualifikuar sot pas ndeshjeve të kthimit të play-off të turneut.
Napoli mundi me rezultatin 2-0 Nicën në fushën e kësaj të fundit, duke u treguar dominuese ndaj emrave si Baloteli dhe Shnajder të skuadrës franceze. Mbrojtësi shqiptar luajti gjatë të gjithë takimit.

Ndërkohë, Ahmedi u kualifikua me Mariborin, duke kaluar izraelitët e Hapoel Ber Shevës. Goli i Viler në fillimin e ndeshjes mjaftoi që skuadra e mesfushorit shqiptar të arrinte në futbollin e rëndësishëm europian falë rregullit të golit jashtë fushe.

Ndërkohë, Besnik Hasi çoi Olimpiakosin në grupet e Ligës së Kampioneve, ashtu siç kishte premtuar kur mori drejtimin e skuadrës greke. Pasi eliminoi kampionin e Serbisë, skuadra e tij eliminoi edhe atë të Kroacisë, duke arritur të mundte Rijekën edhe në fushën e vet në ndeshjen e kthimit me golin e gjermanit Marko Marin.

NDESHJET

Maribor-Hapoel Ber Sheva 1-0 (1-2)
15′ Viler

Nicë-Napoli 0-2 (0-2)
48′ Kajehon, 89′ Insinje

Rijeka-Olimpiakos 0-1 (1-2)
25′ Marin

Sevilja-Istanbul Bashakshehir 2-2 (2-1)
52′ Eskudero, 75′ Ben Jeder / 17′ Elia, 83′ Viska

Astana-Sëlltik 4-3 (0-5)
26’ (ag) Ajer, 48’ Muzhikov, 49’, 69’ Tvumasi / 33′ Sinkler, 80′ Ntçam, 90′ Grifiths

*Me të zeza skuadrat e kualifikuara në fazën në grupe të Ligës së Kampioneve. Humbëset shkojnë në fazën në grupe të Ligës së Europës

**Në kllapa, rezultatet e ndeshjeve të para./Panoramasport.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb