Shqipëria nuk mundi të kualifikohet në natën finale të Eurosong 2017. Këngëtarja Lindita Halimi me këngën “Botë” në skenën e Kievit, edhe pse mori duartrokitjet e publikut në sallë, nuk ia doli për të shkuar në fazën tjetër.

Në dhjetë  vendet që u përzgjodhën për natën finale të Eurosongut 2017 që zhvillohet në Ukrainë, emri i Shqipërisë nuk ishte.  Vetë Halimi reagoi pas skualifikimit në Facebook.

“Jam përgjithmonë mirënjohëse për këtë mundësi të jem në skenën gjigande të Eurovisionit. Faleminderit të gjithëve për këtë eksperience të bukur! Kam kaluar për mrekulli ! Fat vitin tjetër Shqipëria ime,” shkruan këngëtarja.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: