Ish-ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka publikuar sot në rrjetin social Facebook fotot e një personi që ishte pjesë protestës 90-ditore të PD-së në çadër para godinës së kryeministrisë

Frani, i prezantuar nga Nikolla, në një prej fotove shihet që ka pozuar me bashkëshorten e Lulzim Bashës, Aurela dhe deputeten demokrate Albina Deda kur ishte në çadër.

Por tani sipas ish-ministres së Arsimit, Frani gjeti punë falë portalit dhe djali i tij i është bashkuar PS-së.

“Në Reps prap…Çadra u mbyll, Frani shkoi në punë falë portalit, djali i tij i bashkohet PS.” shkruan Nikolla.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: