BRITANI E MADHE – Antonella Roccuzzo dhe Lionel Messi u martuan në një ceremoni madhështorë më 30 qershor, të rrethuar nga miqtë dhe të afërmit e tyre futbollit.

Menjëherë pas dasmës Lionel Messi dhe bashkëshortja e tij, Antonella Roccuzzo, 29- kanë filluar muajin e tyre të mjaltit në Karaibe. Futbollisti i mirënjohur dhe gjysma tjetër e tij u shfaqën më të lumtur se kurrë pranë njëri-tjetrit në një ditë të zakonshme plazhi, me djali e tyre të madh katër vjeçar, Thiagon.

Antonella, ishte ajo e cila rrëmbente gjithë vëmendjen me ekspozimin e linjave të saj në bikini. Ndërkohë Messi u shfaq me një kostum banje të kuq, ndërsa në sy binin edhe tatuazhet e tij. Çifti janë fotografuar së bashku duke luajtur edhe një lojë të vogël tenisi në plazh.

Futbollisti argjentinas, i cili kohët e fundit nënshkroi një marrëveshje me vlerë 26.4 millionë paund në Barcelonë, nuk ishte i turpshëm në shfaqjen e trupit të tij me tatuazhe, madje me krenari e tregonte atë.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb