TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka përshendetur vendimin e Gjykatës në Colmar të Francës për lirimin e Ramush Haradinajt, kryetarit të AAK-së.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, kryeministri shkruan “Ramush mirësezbret sot edhe njëherë fitimtar në Prishtinën tonë??????? ??#KrenarpërUÇK?#eDrejtaVononPoNukHarron?#Respekt?”.

Kryeministri shprehet, se me këtë vendim të gjykatës franceze, drejtësia është vënë në vend.

Gjykata e Colmarit në Francë vendosi sot lirimin e Ramush Haradinajt, i cili ndodhej në Francë që prej 4 janarit të këtij viti, ku u ndalua nga autoritetet franceze në bazë të një urdhër arresti të Serbisë të vitit 2004, ku akuzohej për krime të kryera ndaj komunitetit serb dhe atij rom.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb