SPANJE– Presidenti i pezulluar i Federatës Spanjolle te Futbollit (RFEF), Angel Villar, i arrestuar për korrupsion, është liruar me kusht.

Angel Maria Villar, gjithashtu drejtues me influence ne FIFA dhe UEFA, u arrestua me 18 korrik për korrupsion prej vitesh, bashke me djalin e tij Gorka, gjithashtu i liruar me kusht.

Villar u lirua kundrejt pagesës prej 300 mije euro, ndërkohë qe djali i tij pagoi 150 mije euro.

Villar, i cili ka dhënë dorëheqjen javën e kaluar nga funksionet e zv/presidentit te FIFA-s dhe te UEFA-s, është pezulluar me një vit nga këshilli superior i sporteve (CSD) ne Spanje.

Sipas drejtësisë spanjolle, Villar ka përfituar prej vitesh fonde me disa bashkëpunëtorë, fonde qe kane te bëjnë me ndeshjet e ekipit te Spanjës, prej te cilave ka përfituar edhe djali i tij Gorka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: