Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Lirohet tutorja dhe vajzat shqiptare që ofronin “seks online” nga Tirana

lodra-seksi1

TIRANE- Gjykata e Tiranës vendosi sot lirimin e 5 vajzave të punësuara për të kryer “sex on” line dhe tutores së tyre, një 24 vjeçare. Ato u arrestuan arrestuan pak ditë më parë në kuadër të operacionit policor te koduar “Chat Line 2”, kur policia zbuloi se ushtronin seks vitual me klientë përmes kompjuterit, brenda një apartamenti në zonën e Komunës së Parist

Ndërsa tutorja L. B., 34 vjeçe është liruar nga qelia me masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, vajzat që ushtronin prostitucion do të procedohen në gjendje të lirë.
lodra-seksi12 (1)
Kujtojmë se vajzat shqiptare kishin një faqe të dedikuar në internet, tek e cila mund të abonoheshin klientë nga e gjithë bota. Mësohet gjithashtu se faqja ku ofronin shërbimet e tyre vajzat shqiptare nga 18 deri në 30 vjeç, quhet “Star Privat”.

Sipas policisë L.B pasi mashtronte vajzat për punësim i detyronte ato për të kryer prostitucion me anë të kompjuterit me persona të cilët më parë duhet të paguanin për abonimin për të parë vajzat e zhveshura.

Para se të nisnin punën vajzat instruktoheshin gradualisht deri sa të aftësoheshin për kryer sex online. Sipas të dhënave të policisë ky aktivitet i paligjshëm zhvillohej prej 9 muajsh, ndërsa nën vëzhgim janë edhe disa faqe të tjera, që ka dyshime të kenë punësuar vajza nga Shqipëria.
(m.a/BalkanWeb)



KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.