TIRANË- Deputeti i zgjedhur i PD-së Tritan Shehu ka reaguar për publikimin e listës me 100 emra nga kryeministri Edi Rama, si persona dhe zyrtarë të administratës të denoncuar për abuzime e shkelje nga qytetarët.

Shehu e sheh këtë si implementim të sulltanatit e sipas tij, sa më shumë ecet në këtë drejtim, aq më shumë bëhet shprehja “nuk keni parë asgjë akoma”.

STATUSI I SHEHUT
Po ndërtojmë shtetin ligjor apo sulltanatin e “listave”?!
Në shtetin ligjor askush, aq më pak kryeministri; nuk ka të drejtë të ofendojë, të akuzojë publikisht kërkënd pa fakte e prova.

Shteti demokratik nuk vepron mbi “lista”, ai ka të tjera mekanizma të bazuara në ligj! Fatkeqësisht ne po largohemi përditë edhe më shumë nga “shteti demokratik e ligjor”.

Të ne kështu po ndërtohet shteti i bazuar mbi pushtetin e “sulltanit”! Siç duket “sulltanati” është modeli që po implementohet! Sa më shumë ecim në këtë drejtim, aq më e vërtetë bëhet shprehja: “nuk keni pare asgjë akoma”!

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: