Partia Demokratike ka publikuar ditën e sotme listën zyrtare të kandidatëve për deputetë në qarkun e Beratit për zgjedhjet e 25 qershorit. Lista e qarkut të Beratit kryesohet nga Eduard Halimi i ndjekur nga Astrit Veliaj. Një emër surprizë në listën e PD në qarkun e Beratit është edhe Sazan Guri, i cili renditet i pesti në listë, e pamundur për të dalë fitues. Me shumë gjasa përfshirja e tij në këtë listë forcon më shumë shprehjen “rëndësi ka pjesëmarrja”.
Berat:
Eduard Halimi
Astrit Veliaj
Lefter Maliqi
Besart Xhaferi
Sazan Guri
Bujar Hoxha
Myslym Haxhi
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb