TIRANE- Nënkryetarja e PDIU-së, Mesila Doda ka reaguar lidhur me listën me 100 emra që publikoi kryeministri Edi Rama dje në faqen e ‘Facebook’-ut.

Me anë të një mesazhi të shkurtër, Doda tha se: “Thashe se ishte shaka, por me sa duket ja mbërritëm ditës. Mblidhet gjithe peshtyma qe hidhet ne rrjete sociale dhe publikohet ne sy te popullit… per ne qe e mbajme mend ishte si koha kur te denonte Fronti Popullor…”, citohet në mesazhin e Dodës.

Dje kryeministri Edi Rama publikoi një listë me 100 emra zyrtarësh që sipas tij janë denoncuar si abuzues me pushtetin, ndërsa theksoi se të gjithë ata që shkelin ligjin i pret ferri.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb