Tirana rikthehet në Kupat e Europës pas pesë vitesh, ndërsa Luftëtarit i shuhet çdo shpresë. Mbrëmja e djeshme ka mbajtur në ankth edhe klubin gjirokastrit, që e mbylli në vendin e katërt kampionatin dhe shpresonte te një fitore e Skënderbeut në Kupë për të qenë pjesë e Ligës së Europës.

Bluzinjtë ishin në lojë, nisur nga rregullorja e FSHFsë, ku përcaktohet qartë: “Nëse klubi i renditur në vendin e tretë në klasifikimin e përgjithshëm fiton njëkohësisht edhe Kupën e Shqipërisë, atëherë klubi i renditur në vendin e katërt do të marrë pjesë në turin e parë paraeliminator të Ligës së Europës”.

Gjithsesi, triumfit të Kupës bardheblutë iu gëzuan më shumë edhe prej rikthimit në Europë, e natyrisht të ardhurave që marrin nga kjo pjesëmarrje. Tirana do të jetë në vazon e jofavoritëve.
Nisur nga mungesa e gjatë në Kupat e Europës, koeficienti i klubit bardheblu nuk është i lartë dhe kësisoji rrezikohet që në shortin e datës 19 qershor që do të hidhet nga UEFA, të ketë përballë një skuadër të fortë. Ekipe si Makabi Tel Aviv, Dinamo Minsk, Cervena Zvezda apo Levski Sofje janë ndër kundërshtarët më të fortë të mundshëm, pa përjashtuar këtu klube me emër si Gllasgou Reinxhër, AIK, Videoton dhe Ferencvarosh.

Megjithatë, Tirana mund të “peshkojë” edhe Shkëndijën e Tetovës, që pozicionohet në vazon e skuadrave favorite në Ligën e Europës
Rivalët e mundshëm:
Makabi Tel Aviv (Izrael)
Dinamo Minsk (Bjellorusi)
HJK Helsinki (Finlandë)
AIK Stokholm (Suedi)
Vojvodina (Serbi)
Videoton (Hungari)
AEL Limasol (Qipro)
Shakhtyor Soligorsk (Bjellorusi)
Slovan Bratislava (Sllovaki)
Cervena Zvezda (Serbi)
Trençin (Sllovaki)
Shturm Graz (Austri)
St.Johnstone (Skoci)
AEK Larnaka (Qipro)
Inter Baku (Azerbajxhan)
Beitar Jerusalem (Izrael)
Ventspils (Letoni)
Ods Ballklub (Norvegji)
Kairat (Kazakistan)
Osijek (Kroaci)
Sarajevo (Bosnje)
Knat Rejkjavik (Islandë)
IFK Norkoping (Suedi)
Milsami Orhei (Moldavi)
Lyngby (Danimarkë)
Nome Kalju (Estoni)
Zeljezniçar (Bosnje)
Botev Plovdiv (Bullgari)
Olimpija Ljubljana (Slloveni)
Valeta (Maltë)
Vaduz (Lihtenshtejn)
Levski Sofia (Bullgari)
Stjarnan (Islandë)
Haugesund (Norvegji)
Domzhale (Slloveni)
Ordabasi (Kazakistan)
Levadia Talin (Estoni)
Ferencvarosh (Hungari)
Krusaders (Irlandë e Veriut)
Rabotniçki (Maqedoni)
Rangers (Skoci)
Shirak (Armeni)
Dacia Kishinau (Moldavi)
Mlladost Podgorica (Mal i Zi)
Zira (Azerbajxhan)
Irtysh Pavlodar (Kazakistan)
Shiroki Brijeg (Bosnje)
Fola Esh (Luksemburg)
Diferdanzhe (Luksemburg)
Shkëndija e Tetovës (Maqedoni)/panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: