Ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe njëherësh kryetari i Partisë LIBRA, Ben Blushi ka reaguar menjëherë pas publikimit të listave nga Partia Socialiste në të gjitha qarqet e vendit.

Në një status në Facebook të titulluar ‘Lista e Shqipërisë që nuk duam’.

Blushi thotë në statusin e tij se ‘Rilindja’ tregoi edhe një herë se listat nuk tregojnë për Shqipërinë që duam por për Shqipërinë që ata duan. Në listat e PS, sipas Blushit mbizotërojnë vetëm biznesmenët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb