Kukësi ka arritur diçka historike, për herë të parë është shpallur kampion i Shqipërisë që prej krijimit të klubit në vitin 1930.

Këtë fitore, “Armata e Veriut” e arriti një javë përpara përfundimit të kampionatit pasi mundi Skënderbeun 1-0 në stadiumin “Zeqir Ymeri”.

Ndeshja u shoqërua me polemika të shumta pasi “Ujqërit e dëborës” përfunduan me 9 lojtarë.

Gjyqtari Enea Jorgji dënoi me dy kartonë të kuq “Ujqërit e Dëborës” duke i lënë me 9 lojtarë në këtë ndeshje vendimtare.

SDGHJK

Në fillim u dënua Mici si lojtar i fundit që në minutën e 11’ pas një dyluftimi me Pejic, shkaktoi faull ndaj tij.

Më i rëndë ishte momenti kur Latifi pengohet në zonë nga Shameti dhe Jorgji nuk jep penallti, biles nxjerr të verdhë për simulim ndaj mesfushorit të korçarëve. Shpërthejnë protestat e korçarëve të cilët reagojnë ashpër. Jorgji i nxjerr të kuqin Osmanit për protesta të ashpra. Salihi i gris kartonin e kuq Jorgjit.

DFGJJ

Komenti minutë pas minute

90+3′ Guri kombinon bukur me Pejiçin në zonën e Skënderbeut dhe kroati i vetëm përballë Shehit shënon golin e dytë.

90+2′ Gripshi ekzekuton goditjen e këndit dhe Salihi tenton me kokë, por topi shkon jashtë.

90′ Tension në zonën e Kukësit. Muzaka godet me grusht Shametin, ky i fundit shtrihet në fushë dhe kërkon ndihmën e mjekut.

88′ Lushtaku tenton me një goditje nga jashtë zonës, por topi shkon jashtë.

85′ Alla pengon Salihin në zonë duke i hequr një rast të artë për gol, por Jorgji nuk akordon sërish penallti.

83′ Kukësit i mohohet një penallti. Pejiç tenton me një goditje të fortë brenda zonës, por Jashanica e ndalon topin me dorë dhe Skënderbeu shpëton nga pësimi i golit të dytë.

82′ Kukësi kryen zëvendësimin e fundit. Largohet Musolli, në fushë Lushtaku.

80′ Musolli ndëshkohet me karton të verdhë.

75′ Skënderbeu kryen zëvendësimin e dytë dhe të tretë. Largohen Vangjeli dhe Gavazaj, në fushë Gripshi dhe Ogunxhimi.

73′ Kukësi kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Emini, në fushë Guri.

72′ Kale tenton me një goditje të rrezikshme nga jashtë zonës, por Shehi e devijon topin në goditje këndi.

71′ Emini tenton me një goditje nga hyrja e zonës, por topi shkon jashtë shumë lart mbi traun e portës.

65′ Kukësi kryen zëvendësimin e parë. Largohet Dvornekoviç, në fushë Kale.

65′ Skënderbeu kryen zëvendësimin e parë. Largohet Latifi, në fushë Muzaka.

63′ Pejiç ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar ndaj Latifit.

62′ Rifillon ndeshja

57′ Kaos në Kukës. Latifi pengohet në zonë nga Shameti dhe Jorgji nuk jep penallti, biles nxjerr të verdhë për simulim ndaj mesfushorit të korçarëve. Shpërthejnë protestat e korçarëve të cilët reagojnë ashpër. Jorgji i nxjerr të kuqin Osmanit për protesta të ashpra. Salihi i gris kartonin e kuq Jorgjit.

56′ Emini tenton me një goditje brenda zonës, por topi përplaset në shtyllë.

55′ Skënderbeu mundohet të reagojë pas pësimit të golit, por i mungon qartësia në ndërtimin e aksioneve.

48′ Pejiç merr përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe tregohet i saktë duke kaluar Kukësin në avantazh.

47′ Emini pengohet në zonë nga Jashanica dhe Jorgji akordon penallti.

45+2′ Përfundon pjesa e parë.

45+1′ Musolli tenton me një tjetër goditje nga jashtë zonës, por topi shkon sërish mbi traun e portës.

45′ Kukësi ka një shans mjaft të mirë për të shënuar, por Dvornekoviç nuk e shfrytëzon dot pasimin mjaft të mirë të Kariokës.

44′ Musolli tenton me një goditje të rrezikshme nga jashtë zonës, por topi shkon jashtë mbi traun e portës.

40′ Skënderbeu vazhdon të menaxhojë shumë mirë lojën edhe pse me një lojtar më pak, ndërkohë që Kukësi nuk arrin të dalë në lojën e tij.

36′ Latifi tenton portën me ekzekutimin e goditjes së dënimit, por topi shkon jashtë.

34′ Shameti ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar ndaj Latifit.

33′ Shans i mirë për Skënderbeun në zonë, por goditja e Gavazajt përballë portës është e gabuar.

30′ Skënderbeu del me lehtë në sulm duke gjetur hapësira të shumta në prapavijën kuksiane, por nuk ka qartësinë e duhur për të goditur portën.

24′ Dvornekoviç kroson nga e djathta dhe topi shkon te Karioka i cili ka hapësirën e duhur për të tentuar portën, por goditja e tij është totalisht e gabuar.

21′ Emini tenton me një goditje të fortë nga jashtë zonës, por topi shkon jashtë mbi traun e portës.

20′ Kalojnë në qetësi këto minuta teksa munojnë rastet e rrezikshme.

14′ Gavazaj futet në zonë nga e djathta dhe kërkon të gjejë Salihin, por Koliçi devijon topin i cili përfundon në këmbët e Latifit. Ky i fundit ka një rast të artë për të shënuar, por godet lehtë dhe Koliçi largon rrezikun.

11′ Pejiç niset në kundërsulm i vetëm dhe pas një dyluftimi me Micin rrëzohet duke fituar faull. Jorgji ndëshkon me karton të kuq Micin si lojtar i fundit.

8′ Kalojnë në qetësi këto minuta teksa ekipet nuk arrijnë të krijojnë dot asnjë rast të rrezikshëm.

3′ Radas ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar ndaj Musollit.

1′ Fillon ndeshja. Kukësi luan topin e parë.

 | KUKËSI – SKËNDERBEU

Kukësi: Koliçi, Hallaçi, Shameti, Alla, Imami, Dvornekoviç, Lena, Musolli, Karioka, Emini, Pejiç
Trajner: Ernest Gjoka

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani, Orelesi, Gavazaj, Xhejms, Latifi, Salihi
Trajner: Ilir Daja

Gjyqtar: Enea Jorgji /panoramasport

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb