TIRANË- Ilir Meta do të jetë Presidenti i ri i Shqipërisë. Ai është votuar sot në raundin e katërt dhe të parafundit nga 88 deputetë të maxhorancës pasi opozita ka bojkotuar prej 2 muajsh parlamentin. Tashmë Meta do të jetë presidenti i 7-të që pas shpalljes së pluralizmit.

BalkanWeb dhe News24 ka përcjellë live seancën parlamentare dhe votimin nga deputetët. Komisioni Qendror për Zgjedhjen e Presidentit përbëhej nga deputetët Musa Ulqini dhe Vangjel Tavo, të cilët kanë udhëzuar deputetët për mënyrën e votimit dhe kanë bër verifikimin e votave. Votimi ka qenë i fshehtë dhe kanë votuar 89 deputetë, dy kanë votuar kundër Metës President.

Gjatë votimit kryeministri Edi Rama kishte zënë karrigen e ish-kryeministrit Sali Berisha në ulëset e opozitës ku ndodheshin edhe ministrat. Meta ka qenë i ulur pranë grupit parlamentar të LSI-së.

Para seancës Komisioni i Ligjeve shqyrtoi sot kandidaturën vetme për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës në kuadrin e votimit të raundit të katërt, z. Ilir Meta, aktualisht Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.

Komisioni e vlerësoi kandidaturën e paraqitur si të përshtatshme në përputhje me bazën kushtetuese dhe ligjore.

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut miratoi në unanimitet kandidaturën e z. Ilir Meta për President të ri të Republikës së Shqipërisë.

Kanë qenë 23 deputetë që kanë propozuar z. Ilir Meta, kandidat për President të Republikës.

vijon…

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb