TIRANE– Kryeministri Edi Rama mbajti sot nga sheshi “Skënderbej” fjalimin e tij të parë pas fitores që PS-së ‘korri’ në zgjedhjet e 25 qershorit, duke siguruar kështu 74 mandate që i mundësojnë të qeverisë e vetme. Që në nisje të fjalës së tij Rama tha se shqiptarët folën troç në zgjedhje duke konfirmuar se fitorja është e Shqipërisë dhe se të mundurit nuk do t’i trajtojnë si armiq.

“Shumë faleminderit! Mirëmbrëma të gjithëve. Shqipëria ka folur troç, Shqiptarët kanë vendosur, kuq e zi. Ata kanë vjedhur të ardhmen dhe na kanë thënë të gjithëve; Shqipëria që duam është mbi të majtën e të djathtën. Shteti që duam është i qytetarëve dhe jo i politikanëve. Misioni i të zgjedhurve është puna për Shqipërinë dhe jo politika e kacafytjeve. Populli ka zgjedhur PS për ta udhëhequr vendin në këtë mision si fuqi e vetme qeverisje. Dhe duke e pranuar me emocion dhe me përulësi këtë zgjedhje ne do qeverisim me forcë e shembull për të gjithë”, tha Rama.

Ai shtoi se: “Për ne të zgjedhurit nuk mund të kenë një nder më të madh nuk ka investim më të madh për njerëzit. Këtë besim të mos e marrim si një fushë futbolli por të kuptojmë se prioriteti ynë i parë duhet të jetë reflektimi se sa shumë kemi për të korrigjuar tek vetja jonë. Mos qoftë e thënë që konkurrentët tanë t’i shohim si armiq të mundur dhe t’i trajtojmë si të tillë”, – tha Rama.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb