TIRANË- Gjatë fjalës së tij të parë, pasi Partia Socialiste fitoi 74 mandate kryeminsitri i vendit Edi Rama u shpreh se në katër vitet e ardhshme do tregojë se sa të mirë janë socialistët për Shqipërinë “po ta kemi të vetëm timonin drejt së ardhmes”.

Në një mesazh drejtuar opozitës, Edi Rama kërkoi që të gjithë ta vendosin Shqipërinë përpara partisë.

“Neve na takon të bëjmë çmos për t’i dhënë fund politikës së rrahjes së gjoksit për meritat dhe drejtimit të gishtit tek tjetri. Duhet të vendosim Shqipërinë përpara partisë, të bëjmë një përpjekje të përbashkët për ta bërë Shqipërinë më të mirë, ta bëjmë më të fortë. Vendoseni Shqipërinë para partisë”,- tha Rama.

Duke shtuar ai tha se duhet vendosur “Flamuri i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit para flamujve të partive tona politike”.

vijon

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb