Pas fansave të Barcelonës, tani është radha e atyre të Liverpulit të mërziten sa i takon merkatos së kësaj vere.

Mediat britanike konfirmojnë njëzëri se Liverpul ka pranuar ofertën e Barcelonës prej 120 mln eurosh për të lënë të largohet brazilianin Philipp Coutinho. Oferta e katalanasve është pranuar që prej kohës kur Neymar u largua drejt Paris SG për shukmën rekord 222 mln euro javën e kaluar.

Për futbollistin brazilian besohet se fillimisht do të paguhen 90 mln euro, ndërsa së bashku me bonuset ajo kap shifrën e 120 mln eurove.

Dje u raportua se Coutinho ka informuar trajnerin Jurgen Klopp dhe drejtuesit e Liverpul se dëhiron të largohet nga “Amfield” drejt “Camp Nou” dhe sot duket se dëshira e tij është plotësuar pasi një delegacion me zyrtarë të Barcelonës mbrëmjen e kaluar kanë udhëtuar drejt Liverpulit për të finalizuar marrëveshjen.

Pas shumë spekulimeve duket se merr fund kjo tratativë e gjatë e gjigandëve të “La Liga-s” të cilët kërkonin me patjetër të gjenin një zëvendësues ideal për të larguarin Neymar. Gjithsesi Barcelona nuk kërkon të ndalet këtu pasi në ditët në vijim pritet të bëhet një tjetër tenativë për futbollistin e Dortmund, Ousama Dembele.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb