Të mërkurën është parashikuar që egjiptiani i Romës, Mohamed Salah, të zbarkojë në Liverpul për vizitat mjekësore pasi anglezët kanë mbyllur marrëveshjen me klubin e “Seria A” për transferimin e futbollistin për shumën e 50 mln eurove, raporton “goal.com”.

Roma e cila synon që sezonin e ardhshëm të ndërtojë një ekip dinjitoz për luftën e titullit kampion nuk ka ndërmend që këtë shumë t’a transferojë në arkat e klubit, por të nxitojë për t‘a përforcuar sa më shumë atë.
14979167610101
Verdhekuqtë i kishin të qarta idetë dhe nisën ndërtimin e klubit me riformatimin e stafit drejtues, me afrimin e drejtorit sportiv Monchi dhe trajnerit Di Francesco. Radhën e kishin afrimet e futbollistëve dhe i pari që firmosi me kryeqytetasit ishte Hector Moreno, i ardhur nga PSV, rreth një javë më parë.

Sipas mediave italiane Roma ka gati edhe tre futbollistë të tjerë që do t’i bashkohet ekipit së shpejti për t’ia lënë në dorë trajnerit të ri i cili do t’a ketë të plotë skuadrën para nisjes së përgatitjeve për sezonin e ri.

I pari është mesfushori italian Pellegrini, një futbollist i rritur te të rinjtë e Romës, por që prej dy sezonesh po shkëlqen te Sassuolo. Verdhekuqtë kanë vendosur të shfrytëzojnë të drejtën e riblerjes, kundrejt 10 milionë eurove, të mesfushorit, i cili do të vihet në dispozicion të trajnerit menjëherë pas përfundimit të finaleve të Europianit U-21, ku po përfaqëson Italinë.
Pellegrini-2
Futbollisti tjetër, është Jean Seri, mesfushor 25 vjeçar i Nicës, me të cilin verdhekuqtë kanë gjetur akordin për transferimin kundrejt një vlere prej 35 milionë eurosh. Seri shkëlqeu këtë sezon me ekipin francez dhe zgjoi interesin e fortë të PSG dhe Barcelonës, të cilat e shikonin si zëvendësues ideal të Verrattit, por që Monchi nxitoi dhe ua rrëmbeu.
Jean-Seri-926948
Futbollisti i tretë, është mbrojtësi i Feyenoord, Karsdorp, për të cilin Roma do të paguajë 12 milionë euro, ndërsa me lojtarin do të nënshkruajë një kontratë 5 vjeçare.
45866
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb