Klubi legjendar anglez Liverpul, është futur në garë për të siguruar shërbimet e mbrojtësit shqiptar të Napolit, Elseid Hysajt. Lajmi konfirmohet nga “Daily Star” që shton se për këtë transferim, 18 herë kampionët e “Premier League” kanë përgatitur një ofertë prej 17 mln stërlinash.

Hysaj ka impresionuar Jurgen Klop pasi mbrojtësi është paraqitur mjaft mirë me Napolin këtë sezon duke u paraqitur në 30 ndeshje si titullar.

“Transfer Marcet Ëeb” sqaron se Hysaj është edhe në orbitën e Bayern Mynchen, Atletico Madrid dhe Inter. Për këtë arsye pritet që në verë të ketë një luftë të ashpër për të siguruar shërbimet e 23 vjeçarit.

Problemi qëndron se Napoli nuk kërkon të privohet nga aftësitë e mbrojtësit dhe për këtë pritet një rezistencë nga ana e të kaltërve. Gjithashtu, Hysaj kohë më parë është shprehur se nga Napoli është shumë e vështirë të largohesh duke parë se tifozët e klubit janë shumë të zjarrtë e për këtë arsye do t’i duhej të mendohej dy herë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb