TIRANË- Kryeprokurori Adriatik Llalla ka pohuar sot se në listën përfundimtare të kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste nuk ka persona me rekorde kriminale.

Gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Prokurorëve, Llalla i është përgjigjur kështu edhe kërkesës së kryeministrit Edi Rama për të verifikuar nëse kishte probleme me disa emra kandidatësh në listën paraprake.

“Rama na solli për verifikim listën e kandidatëve. Nga verifikimet paraprake disa rezultuan me probleme. Lista përfundimtare s’ka persona me rekorde”, u shpreh Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: