TIRANE– Përmes në postimi në ‘Facebook’, kryeministri Edi Rama ka shkruar për ritmet e zhvillimit të ekonomisë shqiptare. Duke iu referuar raportit të ministrit italian të Ekonomisë dhe Financave, në Komitetin Ndërkombëtar Monetar dhe Financiar të FMN në Washington më 21 prill, Rama shprehet se raporti jep një pasqyrë të qartë për situatën dhe perspektivën e ekonomisë shqiptare.

Por të shumtë kanë qenë ndjekësit që kanë komentuar në këtë status. Duke iu referuar zyrtarëve të PPE që pritet të vijnë nesër në Tiranë për të mundësuar dialogun me palëve politike, një prej komentuesve shprehet se ndërkombëtarët s’mund të bëjnë regjisorin për fatet tona, pasi duhet dialog kombëtar për zgjidhjen e ngërçit politik.
Screenshot004
Komentuesi: Këto janë lloqe pa bereqet. Nuk jemi ne vitin 1992, duhet larguar kjo mendesi qe ndërkombëtaret te bëjnë regjisorin per fatet tona, duhet nje dialog kombetar, sot me shume se kurre.

Replika e Ramës: Cilin regjizor o Niku? Eshte raporti i Fondit Monetar Nderkombetar qe merret me gjithë boten, nuk ka lidhje me dialogun qe kerkon ti zoteri ? Dhe sa për dialogun nuk behet dot me ata qe s’duan te degjojne

Komentuesi: Kete burgun kemi 20 vjet qe po e degjojme, dhe kush beson akoma ne keto dogma per drejtesi, innjoron qenien tone si individ dhe si shoqeri. Une do isha i kenaqur sikur polet politike te shikonin cik me pak interesin vetjak te numrave dhe cik me shume interesin tone te perbashket. Gjithe ngerçi politik eshte nje loje e shpifur e paleve, kete s`mund ta mohojme.
Replika e Ramës: Jo Niku jo, s’jane njesoj ata qe ngujohen ne Cader nga frika e drejtesise dhe ne qe duam nje ore e me pare Vetingun per te bere drejtesi! Jemi komplet dysoj jo njesoj.

Komentuesi: Zoti Kryeminister Edi Rama. FMN bene punen e vete dhe ju keni gjithe te drejten tuaj, te reklamoni nje analize qe ju duket e pershtatshme per punen tuaj. Une ju kam shkruajtur dhe privatisht, ne kemi nje nevoje kombetare per te dialoguar ne te gjitha nivelet per prosperitet shoqeror, opozita parlamentare eshte vetem 1 aktor ne shume. Mos beni dhe ju lojen e numrave, se i mbyturi te mbyte.

Replika e Ramës: Niku une nuk po reklamoj, po informoj miqtë e ketij rrjeti per te vertetat e ekonomise sone dhe te reformave qe po bejne shtet. Sa per lojen e numrave, ate e bejne ata ne Cader qe i bejne numra Kushtetutes, ligjit, popullit, duke bllokuar Veting dhe refuzuar te perballen me popullin ne 18 qershor.
Screenshot003
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb