I intervistuar nga mediat italiane pasi Azdren Llullaku është kthyer pranë familjes me rastin e festave të fundvitit, shqiptari ka treguar me detaje momentet më të veçanta të 2016-ës. Për të, asgjë tjetër nuk është më e rëndësishme se rikthimi në kombëtaren kuqezi, duke lënë pas transferimin në Kazakistan, ku sulmuesi do të aktivizohet për Astanën.

“Të firmosja me Astanën pas 6 viteve në Rumani ishte diçka shumë e rëndësishme për mua. Por kthimi në kombëtare ishte momenti kulminant i vitit 2016 për mua. Shpresoj që edhe në 2017 të grumbullohem sërish dhe të jem në fushë në ndeshjen e marsit ndaj Italisë. Të luaj kundër “axurrëve” është një ëndërr për mua”, është shprehur Llullaku.

Kalimi nga Gaz Metan te Astana do të ngrohë edhe xhepat e shqiptarit, i cili do të përfitojë një rrogë prej 500 mijë eurove në vit. Gjithashtu ai do të ketë mundësi të aktivizohet edhe në kupat Europiane, kjo pasi Astana është ekipi kampion në fuqi i Kazakistanit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb