Azdren Llullaku ndoshta akoma nuk ka arritur të marrë rolin e liderit tek Astana në Kazakistan, por në Rumani vijon të mbetet protagonist.

Futbollisti shqiptar në dhjetor u largua nga Gaz Metan për të nisur një aventurë të re më të rëndësishme, por kur kanë kaluar afërsisht 6 muaj, kampionati rumun këtë sezon nuk mund të kuptohet pa golat e tij, raporton “panorama sport”.

LLullaku, me 16 gola të shënuar, vijon të mbetet në krye të golashënuesve me +5 nga ndjekësi më i afërt Cristian Bud.

Në “Ligue 1” të Rumanisë kanë mbetur edhe 4 javë kampionat për t’u luajtur e duke parë ritmin e golave që shënohen për ndeshje, nuk përjashtohet një rikthim i Llullakut…për të marrë trofeun e “Këpucës së Artë”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: