Pas përfundimit të ceremonisë së FIFA-s për dhënien e çmimit “The Best”, organizata më e madhe e futbollit ka bërë publike votat e kapitenëve dhe trajnerëve të të gjitha ekipeve kombëtare. Kapiteni i kombëtares shqiptare Ansi Agolli ka votuar për Cristiano Ronaldo-n me 5 pikë, me 3 pikë argjentinasin Leo Messi dhe me 1 pikë Antonie Griezmann.

Ndërsa trajneri i kuqezinjve, Gianni de Biasi vendosi që pikët e plota t’ia japë bashkëkombasit të tij Gianluiggi Buffon. Në vend të dytë votoi Cristiano Ronaldo-n, ndërsa në të tretin Leo Messi-n.

Për herë të parë kanë votuar edhe kapiteni e trajneri i kombëtares së Kosovës, pas pranimit të kësaj të fundit në FIFA. Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani, zgjodhi portugezin Ronaldo me 5 pikë, në vend të dytë Neymar me 3 pikë ndërsa në fund Leo Messi me 1 pikë.Trajneri i kombëtares kosovare votoi me pikë të plota yllin e Real Madrid, Ronaldo, në vend të dytë Messi-n dhe në vend të tretë Antonie Griezmann.

Çmimi i parë në historinë e FIFA-s, i ashtuquajtur “The Best” pas ndarjes nga “Topi i Artë” që e jep prestigjiozja France Football, u fitua nga Cristiano Ronaldo. Viti që kaloi mund të konsiderohet perfekt për yllin portugez që mori të gjitha titujt e mundshëm me Real Madrid, Portugaliznë, dhe në nivel individual.

de biasi
Vota e Gianni De Biasi-t
sagash
Vota e Ansi Agollit
ujkani
Vota e Samir Ujkanit
Albert Bunajkki
Vota e Albert Bunjakit

 

(e.f/ BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb