LONDER-Do të bjerë sot për herë të fundit, në orën 12, të ditës së sotme, këmbana universale e Big Ben, përpara se të ‘heshtë’, për ti hapur rrugë restaurimit të orës simbol të kryeqytetit britanik të Mbretërisë së bashkuar.

12 tingujt e sotëm do ti paraprijnë një heshtjeje 4 vjeçare, deri në 2021. Kjo do të jetë periudha më e gjatë në të cilën Londra do të privohet nga tingulli i këmbanave të orës, që janë pjesë shumë e rëndësishme e imazhit të saj, edhe turistik, që kur kulla është ndërtuar dhe inauguruar, në 1859.

Një ndërprerje kaq e gjatë ka ngjallur polemika, edhe në Parlamentin britanik, ku edhe kryeministrja Theresa May, ka qenë kundra kësaj mbyllje të gjatë, simbol të Britanisë.

Deri në momentin e përfundimit të punimeve restauruese Big Ben do të dëgjohet vetëm në rastet e veçanta.
E quajtur Elizabeth Tower, në 2012, në nder të mbretëreshës, kulla njihet si Big Ben, edhe për faktin e këmbanës së saj të madhe.

Një pseudonim që disa mendojnë se e ka marrë për shkak të inxhinierit Benjamin Hall, projektuesi i orës, emri i të cilit është gdhendur edhe mbi orë, të tjerë besojnë se përkushtimi është për Ben Caunt, një boksier i njohur britanik i shekullit të nëntëmbëdhjetë, i cili mundej pa doreza.

Me një peshe 13.7 ton, lartësi 2.2 metra dhe diametër 2.7 metër, këmbana nxjerr një notë Mi prej 118 decibel. Cekici i saj peshon 200 kg. Ora kryesore ka një mekanizëm i cili mundëson ndërhyrje precize të kohës.

Ora filloi të funksionoje prej 31 majit të 1859, në të njëjtën ditë kur është mbaruar zyrtarisht edhe kulla. Tingujt e parë janë dëgjuar pak a shumë dy muaj më vonë, në 11 korrik.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb