Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Londër, i riu tenton t’i heqë shaminë nga koka gruas myslimane (Foto)

BRITANI E MADHE – Një arkitekt 28-vjeçar, Pawel Uczciëek, ka tentuar t’i heqë shaminë një pasagjereje myslimane, në metronë e Londrës.

Gruaja e quajtur, Aniso Abulkadir, ka publikuar një foto të agresorit në profilin e saj në “Twitter”, duke treguar se është sulmuar në stacionin e “Baker Street” shkruan Daily Mail.

“Gati më përplasi pas murit, nuk mundja as të lëvizja. Nuk dija ç’të bëja tjetër dhe e pështyva në fytyrë, ndërkohë që e dashura e tij më ofendonte. U përpoqa të kërkoja ndihmë, por të gjithë më injoruan”-ka thënë gruaja për mediat britanike.

Fotoja e gruas me perçe është shpërndarë në të gjitha mediat. 28-vjeçari ka mohuar ngjarjen ka për t’iu mbrojtur dhe ka thënë se thjesht po mbronte të dashurën e tij. Ai ka vazhduar më tej se kishte ndërhyrë në diskutimin mes gruas myslimane dhe të dashurës së tij vetëm për t’i ndarë. “Nuk kam goditur dhe sulmuar asnjë”- ka thënë Pawel Uczciwek.

Ndërkohë që një zëdhënës i policisë ka bërë të ditur se po hetohet rreth kësaj çështje. Një zëdhënës i policisë, ka bërë të ditur se po hetojnë për të kuptuar se cili nga të tre ka qenë shkaktari i debatit dhe se çfarë ka ndodhur realisht.
(er.cu/BalkanWeb)



Komente ( 8 )

  • E denoj gjestin nqs me te vertete ka ndodhur sikurse thote afrikania! Megjithate sikurse te kishte ndodhur anasjelltas pra sikur nje europiane te kishte dalur e pambuluar ne somalesh ose arabi, europiana do ishte vrare me gure..!! Pra kur nuk e njeh dhe as nuk e praktikon tolerancen si shumice atehere mos e kerko ate kur je pakice!

  • Nuk dua shume te gjykoj,mua nuk me pengon askush cka mban mbi koke, e rendesishme cka mban nen shami.Dhe Shqipetaret jane te vecante ne Bote per tolerance fetare edhe ate duhrt ta kultivojme pa asnje dyshim,dhe per ket jam krenate

  • Eshte e thjeshte sepse ne ato vende ka kamera. @Mario shume racist je. Duhet te mos harrosh se shqiptarët kane lene dhe po lejne nam ne cdo vend qe shkojne. Pra i bie qe shtetet e ndryshme duhet ti bien mbrapsht shqiptarët. Ajo zbaton ligjin atëherë pse ky problem vetem me myslimanët dhe jo me çifutët apo murgeshat katolike (sepse dhe ato e kane koken te mbuluar me shami) apo indianet e Indisë?

    • Altrin Kosova
      kur permend murgeshat ben nje gabim me qellim.
      Sepse kerkon te futesh ne nje thes murgeshat me myslimanet e mbuluara me perce ose edhe vetem me shami.
      Murgeshat jane MURGESHA. Disa gra te perkushtuara ndaj Zotit dhe shamite e tyre jane pjese e veshjes se veshjes (uniformes) se tyre dhe NUK KA TE BEJE ME FANATIZMIN.
      Myslimanet mbulesat i mbajne per FANATIZEM!
      Nje murgeshe nuk e ka fare problem te heqe shamine nese i kerkohet.
      Nje myslimane NUK e heq shamine e percen, pasi e vrasin m

    • Nuk ka faj kjo.
      Kane faj shtetet e Europes qe i lene keto plehra!

      Ketyre MUMJEVE ISLAMIKE u duhet vene kushti, perpara se t’i jepet leje qendrimi:
      Nese do vish te jetosh ketu, duhet te pranosh menyren e jeteses dhe te veshjes se ketushme.
      Nese per ty ka me shume rendesi feja dhe fanatizmi yt, rri ne vendin tend dhe zbato ritet arkaike dhe injorante te fese sate.

  • Ik andej nga somalia po ste pelqeu. Vjen ne londer do te besh dhe ligjin. Fajin e ka shteti qe te ka fut. Ke instagram ne somali????

  • Ik moj ne sahara me gamiljet ti cdo ti qytetrim ke dhe ankesa ti va”’

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.