BRITANI E MADHE – Një arkitekt 28-vjeçar, Pawel Uczciëek, ka tentuar t’i heqë shaminë një pasagjereje myslimane, në metronë e Londrës.

Gruaja e quajtur, Aniso Abulkadir, ka publikuar një foto të agresorit në profilin e saj në “Twitter”, duke treguar se është sulmuar në stacionin e “Baker Street” shkruan Daily Mail.

“Gati më përplasi pas murit, nuk mundja as të lëvizja. Nuk dija ç’të bëja tjetër dhe e pështyva në fytyrë, ndërkohë që e dashura e tij më ofendonte. U përpoqa të kërkoja ndihmë, por të gjithë më injoruan”-ka thënë gruaja për mediat britanike.

Fotoja e gruas me perçe është shpërndarë në të gjitha mediat. 28-vjeçari ka mohuar ngjarjen ka për t’iu mbrojtur dhe ka thënë se thjesht po mbronte të dashurën e tij. Ai ka vazhduar më tej se kishte ndërhyrë në diskutimin mes gruas myslimane dhe të dashurës së tij vetëm për t’i ndarë. “Nuk kam goditur dhe sulmuar asnjë”- ka thënë Pawel Uczciwek.

Ndërkohë që një zëdhënës i policisë ka bërë të ditur se po hetohet rreth kësaj çështje. Një zëdhënës i policisë, ka bërë të ditur se po hetojnë për të kuptuar se cili nga të tre ka qenë shkaktari i debatit dhe se çfarë ka ndodhur realisht.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb