LONDËR- Shira të rrëmbyer kanë përfshirë Londrën dhe juglindjen e Anglisë, njoftuan sot mediat britanike online.

Ato shtojnë se një gjë e tillë mund të ndikojë në frenimin e njerëzve për të votuar në referendumin për qëndrimin pse jo të vendit në Bashkimin Evropian.

Remain dhe Leave janë me diferenca pothuajse të papërfillshme gjatë shumicës së sondazheve të zhvilluara.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë mbi 300 herë, ndërkohë që sasia e reshjeve të sotme në Londër llogaritet sa ato të një muaji.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb