BRITANI E MADHE – Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së një treni pasagjerësh me një tren mallrash në stacionin Waterloo të Londrës.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e ditës së martë në orën 05:45. Daily Mail raporton se tre persona u kontrolluan nga Shërbimi i Ambulancave të Londrës por asnjeri nuk pati nevojë të shkonte në spital. Shërbimet e emergjencës, policia, mjekët dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

“South West Train” tha se do ta kufizonte shërbimin në këtë stacion për pjesën tjetër të ditës. Shumica e trenave që qarkullojnë janë ndaluar të lëvizin, të dalin nga stacioni dhe është paralajmëruar se stacionet e tjera në zonë do të jenë shumë të ngarkuar. Ky stacion është nga më të ngarkuarit në Britaninë e Madhe me një mesatare prej 270 mijë udhëtarësh në ditë.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb