Vërshëllima përfundimtare e arbitrit Maxoleni në “Loro Boriçi” është përjetuar në mënyra të ndryshme në fushën e lojës dhe në tribuna.
cungu-470x263
Nga njëra ana lojtarët dhe stafi i Vllaznisë kanë shpërthyer në festë, duke u përqafuar në fushë, ndërsa trajneri Cungu ka hequr këmishën për të festuar para ultrasve kuqeblu këtë mbijetesë të ethshme.

Nga ana tjetër, lojtarët bardheblu janë shtrirë në tokë të dërrmuar dhe shumë prej tyre nuk kanë mbajtur lotët për këtë ditë historike në aspektin negativ, të ndërgjegjshëm se tashmë do të kujtohen si ata që nuk arritën të mbanin Tiranën në elitën e futbollit shqiptar.
halili-bushati-470x263
Edhe presidenti Halili dukej mjaft i dëshpëruar në tribunë, ku shoqërohej nga Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. (panorama sport)

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: