Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

LSDM: Gruevski se pranon dot që s’është kryeministër, koha e tij mbaroi

gruevski

SHKUP- Lidhja Social-Demokratike e Maqedonisë (LSDM) i është kundërpërgjigjur Nikolla Gruevskit duke e vlerësuar si njeri pa mendim praktik, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, Gruevski nuk mundet që të pajtohet me faktin se më shumë se një vit nuk është më kryeministër i vendit dhe se, sipas tyre, çfarëdo që të bëjë nuk mund të imponohet si faktor, pasi koha e tij në politikë ka mbaruar.

Gruevski, thonë nga LSDM-ja do të përballet me krimin e bërë dhe veprat e këqija në dhjetë vitet e qeverisjes së tij. LSDM-ja e akuzon Gruevskin që, siç thonë, për interesa të tij është i gatshëm që rrezikojë interesat qytetare dhe shtetërore.
(ed.me/BalkanWeb)



Komente ( 1 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.