TIRANE- LSI ka ankimuar sot në Kolegjin Zgjedhor vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që i refuzoi sot kërkesën për të patur numëruesin e tretë. Në ankimim thuhet se vendimi i KQZ është i njëanshëm dhe cënon interesat e kësaj partie.

Mes të tjerash LSI pretendon se vendimi i dhënë nga KQZ është bërë në kundërshtim me Kodin Zgjedhor.

“Së pari, sipas Kodit Zgjedhor, të gjithë komisionet që administrojnë procesin zgjedhor krijohen duke iu referuar rezultatit të zgjedhjeve të 2013-ës. Nisur nga përcaktimi i KQZ-së, që ka pranuar faktin se në zgjedhjet e 2013-ës PDIU ka rezultuar pjesë e koalicionit që i ka humbur zgjedhjet dhe si e tillë duhet ë listohet tek partitë e opozitës parlamentare dhe duhet të marri pjesë në short për anëtarin e 4 të GNV-ve së bashku me PR”, thuhet në kërkesën drejtuar Kolegjit.

19238469_304888736603636_1110986238_o
19179239_304888739936969_1571856484_o
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb