TIRANË- Përfaqësues të Partisë Socialiste për Integrim kanë zhvilluar një takim paraditen e sotme me ambasadorë të vendeve të BE-së në vendin tonë, si dhe krerët e delegacioneve të SHBA, BE dhe OSBE. Në një konferencë për shtyp, nënkryetari i LSI-së, Luan Rama tha se gjatë këtij takimi i kanë shprehur ambasadorëve shqetësimin e tyre për situatën politike në vend, dhe shkarkimet e punonjësve të administratës.

Ai tha se ambasadorët janë njohur me situatën parazgjedhore duke shprehur pakënaqësinë ndaj Task-Forcës së ngritur pas marrëveshjes Rama-Basha.

“Unë, së bashku me kryetarin e LSI, Petrit Vasili, ministren Klajda Gjosha, Ilirjan Muhon dhe Ralf Gjonin, kemi zhvilluar një takim me ambasadorët e BE të akredituar në Tiranës, ambasadoret e BE, të OSBE dhe të shefit të misionit monitorues të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017 në Shqipëri.

Objekti i takimit ishte informimi i ambasadorëve me situatën politike në vend, zhvillimet elektorale, duke u ndalur në mënyrë të veçantë në tre episodet me dominante. Së pari duke u shpjeguar atyre veprimin arbitrar të task-forcës që në përpjekje për të ushtruar trysni e presion mbi qytetarët, ka nisur një fushatë spastrimesh në administratën publike”, tha Luan Rama.

(m.k/el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: