TIRANE- Anëtarë të LSI në Këshillin Bashkiak të Tiranës kanë denoncuar në dëgjesën e sotme emra sipas tyre oligarkësh që vjedhin ujin e pijshëm me anë të lidhjeve të paligjshme.

Pak pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Bashkiak, ku i pranishëm ishte edhe kryebashkiaku Erjon Veliaj, këshilltarja Elona Guri tha se LSI disponon emra konkret të biznesmenëve që vjedhin ujin e pijshëm. Kështu, këshilltarët e LSI përmendën para mediave emrin e deputetin e PS-së, Xhemal Qefalia, njëherësh edhe biznesmen. “Ka lidhje të paligjshëm si rasti i Xhemal Qefalisë, që ka lidhje të paligjshme në bizneset e veta”, tha ajo.

Ndërkohë Endrit Braimllari pohoi se LSI do bëjë opozitë parimore. “Në bëmë sugjerimet tonë. Në fund të një diskutimi të gjatë arritëm një konkluzion ku këshilltarët e LSI propozuan dy pika të rëndësishme; 1-diferenci i çmime ve për bizneset e ndryshme, që kanë të bëjnë me produktet e shportës. Ne kërkojmë nga bashkia e Tiranës që për këto biznese çmimi i ujit mos të ritet, që mos të rëndojë tek qytetarët. 2; Kemi kërkuar përfshirjen në skemën e rimburismit të familjeve që marrin ndihmë nga skema e ndihmës ekonomike. Ne jemi në përkrahje të qytetarëve të Tiranës. Jemi këtu për të ndjekur hap pas hapi për sa i përket oligarikës, pasi nuk do lejojmë jo vetëm si anëtarë të Këshillit Bashkiak që të rëndohet barra ekonomike e qytetarëve të Tiranës. Kemi kërkuar që të ndërpriten lidhje të paligjshme të olikarisë. Ne do bëjmë opozitë parimore, institucionale dhe jemi me këmbë në tokë. Kemi kërkuar diferencim të familjeve në nevojë”, tha Braimllari.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb