LUSHNJË- Një tjetër denoncim ka ardhur për shitje-blerje votash. Lëvizja Socialiste për Integrim ka shpërndarë disa foto nga fshatrat Rrapëz dhe Bubullimë në Lushnjë, ku sipas saj duket se si po shpërndahen paratë. LSI akuzon për blerje votash kryetarin e PS-së Bubullimë.

vota me leke (7)

“Jane në Rrapëz dhe Bubullimë të Lushnjës. Po shpërndahen lekë. Paratë janë shpërndarë nga “Range Rover”. Shikoni me vëmendje qeset jeshile. Në foto është dhe kryetari i PS Bubullimë”, deklaron LSI.

vota me leke (1)

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: