Pas deklaratave të anëtares së këshillit bashkiak të LSI-së, Elona Guri e cila tha se deputeti i PS-së, z.Xhemal Qefalia vjedh ujin e pijshëm në bizneset e tij ka reaguar ky i fundit në një prononcim për News24 dhe “BalkanWeb”. Qefalia shprehet se po pret që anëtarja e këshillit bashkiak të LSI ta vërtetojë publikisht dhe nëse nuk e verifikon këtë, ai do ta padis për shpifje e disinformim publik dhe se do të presë deri nesër dhe nëse nuk e vërteton, pasnesër do e padisë për shpifje.

Reagimi i deputetit të PS-së, Xhemal Qefalia:
Elona mashtron dhe gënjen! Po pres ta vërtetojë publikisht. Nëse nuk e vërteton këtë, unë do ta padis për shpifje e disinformim publik! Nëse nuk e vërteton deri nesër, pasnesër e padis për shpifje.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb