FIER- Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka qenë sot në Fier ku ka dhënë edhe një konferencë shtypi. Ai iu është përgjigjur interesit të gazetarëve lidhur me çështjet e aktualitetit si kërkesën e PS-LSI ndaj KQZ-së për shtyrjen e afateve për regjistrimin e partive si dhe çështjen e presidentit.

Meta është pyetur nëse LSI ka propozuar ish-kryeministrin Sali Berisha si kandidat për President por kreu i Kuvendit ka buzëqeshur dhe më pas ka deklaruar se nuk ka patur emra të përveçëm dhe se po kërkohet të gjendet konsensusi dhe bashkëpunimi edhe me opozitën, raporton “BalkanWeb”.

“Natyrisht që nuk ekziston asnjë emër i përveçëm pasi edhe për çështjen e Presidentit ne kemi shprehur vullnetin për dialog dhe për zhvilluar një proces bashkëpunues dhe mundësisht konsensual me opozitën. Është një tjetër tregues i përpjekjeve për normalizimin e situatës politike në vend dhe sidomos të procesit zgjedhor”, deklaroi Meta.

Meta fier

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: