TIRANË- Pas denoncimit të disa punësimeve nepotike nga kryetari i bashkisë në Delvinë nga kryeministri Edi Rama dhe të tjera punësimeve në Berat ka ardhur edhe përgjigjja nga ana e LSI-së. Nënkryetarja e LSI-së Kejdi Mehmetaj ka përmendur sot të gjithë emrat e lidhur familjarisht me një drejtues në Sarandë dhe Delvinë.

“Sipas parimit të hajdutit që thërret kape hajdutin edhe rilindasit po thërrasin kape rilindasin. Kush ek ush të gënjejë e shpif sa më shumë. Por nuk ka shpifje e gënjeshtër të që mbulojë bëmat e tyre. Ashtu siç ka bërë përgjatë gjithë kësaj fushate, kryetari rilindas nuk ka folur asnjëherë për punën dhe bilancet e tij, ashtu po vazhdon me dhunën e presionet e të gjitha llojeve kundrejt qytetarëve të thjeshtë, simpatizantë të LSI-së. Meqenëse kryetari i Rilindjes nuk pati as kurajën e as guximin të thotë të vërtetën, po ju bëj të njohur rrjetin nepotik të emërimeve familjare të rilindasve të tij në Sarandë”, tha Mehmetaj, duke renditur më pas emrat.

Lidhjet aktuale të kryetares së PS-së Delvinë.
Blunilda Meliqi ose Merxhani përgjegjëse e degës së thesarit Delvinë;
Luan Merxhani, i ati drejtor i shkollës 9-vjeçare “Rusan”;
Merita Merdani, e ëma mësuese pa shkollë të lartë;
Kreshnik Merxhani, i vëllai punon në ministrinë e Kulturës;
Ismiona Merxhani, e motra, punon në Ministrinë e Brendshme;
Xhemil Merxhani, xhaxhai, punonjës pranë ALbpetrol Delvinë;
Përparim Meleqi, bashkëshorti, punonjës pranë degë së OSHEE- Delvinë;
Petrit Meleqi, kunati në degën e OSHEE Delvinë;
Enereida Meleqi, kunata, edukatore në çerdhen e Delvinës;
Ëngjëllushe Tata, kunata, sanitare pranë spitalit Delvinë;
Erinda Sulejmani, nusja e nipit të bashkëshortit, infermiere në spitalin Delvinë

Lidhjet familje të ish-kryetarit të PD-së dega Delvinë, z.Agron Kohila, aktualisht zv.kryetar i Bashkisë Delvinë, i emëruar pas vitit 2013.

Agron Kohila, nënkryetar bashkie, ish-nënprefekt i nënprefekturës Delvinë;
Ardit Kohila, i biri, inspektor tatimesh në Tiranë;
Leard Kohila, i biri, punonjës pranë Albpetrol Fier;
Fisnik Kohilaj, nipi, aktualisht këshilltar i subjektit Partia Socialiste në Këshillin Bashkiak Delvinë si edhe inspektor tatimesh në Fier;
Gjergji Kohila, nipi, oficer policie;
Bilal Kohila, nipi, punonjës i landfillit Bajkaj;
Gurie Kohila, mbesa, infermiere;
Emiljano Hoxha, nipi, punonjës pranë portit detar Sarandë, denoncuar për “Shpërdorim detyre”;
Ervin Sinani, nipi, infermier;
Nazif Bello, nipi, polic;
Shkëlqim Bello, nipi, polic;
Aida Bello, nusja e nipit, mësuese;
Vilson Bello, nipi, polic;
Klement Bello, nipi, polic;
Shpëtime Bello, nusja e nipit, edukatore;
Jusilda Bello, mbesa, police pranë pikës kufitare Qafë Botë;
Leonora Cino, mbesa financiere e OSHEE Sarandë;
Valbona Ruçi, kunata, sporteliste në spitalin Delvinë, emëruar në vitin 2017;
Almira Gramozi; nusja e djalit, punonjëse pranë Ministrisë së Ekonomisë;
Gentian Gramozi, kushëri i nuses, punonjës pranë tatimeve Sarandë;
Pandeli Gramozi, krushk, financier pranë zyrës arsimore Delvinë;
Julian Gramozi, krushk, doktor pranë ISSH Sarandë.

Mehmetaj deklaroi se kjo është vetëm njëra nga faqet e kronikës nepotike të Rilindjes. “Prandaj në 25 qershor këta që tepsinë e pushtetit e kanë kthyer në tepsi të fisit duhen ndëshkuar me votë popullore. Prandaj qytetarët do të votojnë LSI-në për të mos ua dhënë më kurrë shansin rilindasve të shpërdorojnë në këtë mënyrë pushtetin. Rilindasit do ta marrin përgjigjen e merituar në datë 25 qershor”, tha ajo.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: