IPR Marketing publikoi rezultatet e sondazhit të parë për zgjedhjet dhe sipas tij, nëse qytetarët shqiptarë do të votonin sot për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Shqipërisë, Partia Socialiste do të fitonte zgjedhjet me 43% të votave.
Këto janë rezultatet e sondazhit të parë për votën kombëtare i realizuar IPR Marketing. Po sipas këtij sondazhi forcë e dytë renditet Partia Demokratike me 36%. Pas saj vjen Lëvizja Socialiste për Integrim me 12% dhe LIBRA me 2.3%.

Por pas publikimit të sondazhit ka ardhur dhe reagimi i parë nga LSI. Kandidatja për deputete e kësaj partie në Qarkun e Beratit Silva Caka me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka injoruar sondazhin duke e quajtur qesharak dhe si një film sipas saj të parë dhe të riparë nga shqiptarët. Caka ka thumbuar edhe PS-PD që sipas saj kanë hartuar “sondazhin konsensual” ndërsa ka shtuar se Lëvizja Socialiste për Integrim do të jetë forcë e parë dhe këtë nuk e ndryshojnë dot sondazhet.

Screenshot_1
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: