TIRANË- Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj me anë të një konference për shtyp foli për incidentet e fundit në fushatën elektorale, pas të cilave janë shtuar akuzat e LSI-së për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, të cilit i kërkojnë me ngulm dorëheqjen.

Nga ana e tij, Xhafaj e cilëson korrekt detyrën e kryer nga Çako dhe drejton gishtin nga Prokuroria, e cila, sipas tij, duhet të bëjë detyrën dhe të zbardhë të gjitha rastet.

“Policia s’ka forcë të të nxjerrë forcë të parë. Policia nuk mund të shërbejë si rrufepritës”,- tha Xhafaj.

Më tej ai sqaroi: “Dënoj çdo akt dhune në procesin zgjedhor. Duhen ndëshkuar ashpër me forcën e ligjit. Policia ka rolin e saj, por një rol të rëndësishëm ka edhe prokuroria. Prokurorët kanë përgjegjësi të zbardhin sa me shpejt këto ngjarje. Përdorimi i qëllimshëm i këtyre ngjarjeve është i dënueshëm. Unë i bëj thirrje Prokuriorisë të reagojë shpejt për të zbardhur ngjarjet. Kam ndjekur një mesazh të Cakos ndaj strukturave, mu duk se ishte shumë profesional dhe kërkonte që të ndëshkojnë ashpër çdo lloj përfshirje në fushatë”.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb