LEZHE- Kandidati për deputet i PS-së në Lezhë, Pjerin Ndreu e ka cilësuar historike rezultatin e votimeve për këtë qark, ndërsa thekson se e majta është në avantazh ndaj PD-së me 1610 vota.

Në një postim në faqen e tij të ‘Facebook’, Ndreu, i cili fitoi mandatin e tij, falënderoi mbështetësit e PS-së, ndërsa akuzoi LSI-në për mandatin që mori Viktor Tushaj. Deputeti shkon më tej me akuzat, ndërsa tha se eskorta e Metës i bleu votat nga PD e shpartalluar.

QARKU LEZHE

MESAZHI I NDREUT
Rrethi Lezhe ne nje rezultat historik. 1610 vota para PD. Nje falenderim per te gjithe ata burra e gra, djem e vajza, anetare te PS, simpatizant, shok e miq qe dhane gjithshka per kete fitore e cila eshte 1300 me shume se ne 2013. Nje mandat rreshqiti te matrapazet qe me eskorten e Presidentit e me thaset e lekeve blene nje pjese te PD se shpartalluar ! Por ne do ecim para per te cmontuar cdo tumorr politik ne trupin e brishte te popullit lezhjan si detyrim per ti kthy dinjitetin e neperkembur. Duhet te keni besim se do bejme me te miren e mundeshme per te bere ate qe duhet nen drejtimin e kryeministrit Edi Rama. Miremjohje e respekt per gjithe popullin lezhjan !
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb