Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Luan Rama, duke folur për emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku u shpreh se kauza e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është një çështje me rëndësi dhe që kërkon përgjegjshmëri si një problem i vjetër në zgjedhjet elektorale.

“Kauza e zgjedhjeve të lira, padyshim që është një akuzë e drejtë, është një kauzë madhore. Shqipëria e ka problem shumë të madhe çështjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, korrekte, transparente”,- u shpreh z. Rama.

Krahas kësaj, z. Rama u shpreh se çështja e zgjedhjeve të lira duhet të gjej një zgjidhej sa më parë gjë që dëshmohet edhe vëmendja ndërkombëtare që ka marrë kjo çështje.

“Është padyshim çështja e parë që duhet zgjidhur dhe prandaj jemi nën apelin e përditshëm për dialog, për mirëkuptim, për konsensus dhe prandaj edhe ndërkombëtarët janë kaq të pranishëm në vajtje-ardhjet e tyre për të bërë të mundur atë që u tha edhe sot nga z. Yee, që natyrisht që zgjedhjet të jetë të mira duhet të jenë të gjithë palët që të konkurrojnë dhe të marrin pjesë në to”,- nënvizoi Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb