Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta tregoi, i ftuar në emisionin “Top Story” , arsyet të cilat e shtynë të ndryshonte qëndrim nga deklarata e bërë pas darkës së famshme në restorantin e peshkut me kryeministrin Rama se “LSI nuk futet në zgjedhje pa PD-në”.

Meta tha se ishte një situatë delikate politike, dhe se sipas tij, parësore është ruajtja e stabilitetit. “Rama i bëri përpjekjet e tij, ai nuk e refuzoi këtë, pranoi një shtyrje,” tha Meta.

“Unë jam i kujdesshëm, është një nga deklaratat më të përgjegjshme të LSI-së. Ishte në një situatë delikate. Ne bënim të qartë që kushtëzonim koalicionin me partinë socialiste me demonstrimin nga ana e saj të vullnetit maksimal për përfshirjen e PD në zgjedhje. Nuk mund të them që Rama nuk bëri përpjekjet e tij, ai nuk e refuzoi këtë. Pranoi një shtyrje. Qëndrimet e LSI-së kanë qenë koherente të  qëndrueshme.  Ne duhet të shpëtojmë zgjedhjet, të ruajmë stabilitetin në vend,” tha kreu i parlamentit ende në detyrë.

Kërkesat ‘kokëforta’ të opozitës

Meta: Unë kam patur kanale komunikimi me opozitën, dhe kam akoma. Për dekriminalizimin i kam dhënë të drejtë PD-së. Po mos kishte ndodhur problemi i dekriminalizimit, reforma në drejtësi do kishte ndodhur me kohë. Për kanabisin, mendimi im ka qenë i qartë. Opozita ka qenë më e vonuar, duhet ta ngrinte më shpejt këtë çështje. Por e bëri këtë vetëm pas humbjes në Dibër, duke gjetur justifikimin se kanabisi u përdor për blerjen e zgjedhjeve. Dorëheqja e kryeministrit, ishte një kërkesë e kotë. Pse duhet të dorëhiqet ai? Për zgjedhjet, unë kurrë nuk i kam krijuar asnjë iluzion opozitës, që mund të ndodhnin zgjedhje përtej korrikut. Në 9 shtator mbaron mandati i parlamentit. Pas 9 shtatorit, mandati mund të zgjatet vetëm nëse Shqipëria hyn në luftë me dikë. Ne nuk jemi në atë gjendje.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: