Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama ka komentuar mesazhin konfidencial që kryeministri Rama iu dërgoi 30 minuta pas mbylljes së votimin deputetëve socialistë, ku konfirmonte “marrjen e timonit nga PS”.

Sipas Luan Ramës, me këtë sms, kryeministri tregoi se nuk ka më as kthim dhe as ngushëllim për Rilindjen.

POSTIMI I LUAN RAMËS NË FACEBOOK
Rilindja në opozitë! Bravo Shqipëri!
Mesazhi i Kryeministrit dhe lutjet e tij dëshmi e humbjes totale. Tani nuk ka më kthim, as shpëtim dhe as ngushëllim nga humbja e sigurtë!
Udha e mbarë me gjithë timon!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: