TIRANE– Lëvizja Socialiste për Integrim nuk e ndal sulmin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Kështu, në radhët e atyre që kanë reaguar është dhe Klevi Pojana, kandidati për deputet i LSI-së, i cili renditet i gjashti në listën për qarkun e Tiranës.

Me anë të një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, Pojana thekson se për LSI-në familja e çdo shqiptari është e shenjtë. Ai e quan Tahirin me nofkën ‘Sa-i-keq’.

MESAZHI I POJANIT
“Për LSI-në familja e çdo shqiptari është e shenjtë o Sa-i-keq dhe respekti ndaj familjes është një nga vektorët e forcës tonë! Por meqë për ty familja është ajo tjetra dhe meqë ate tjetrën e kanë të tjerë në dorë, ty nuk të mbetet shumë për të bërë!”, citohet në mesazhin e nënkryetarit të LRI-së.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: