TIRANE- Nënkryetari i LSI-së i përgjigjet akuzave të kryeministrit Rama se LSI-ja po mban peng hipotekat. Akuzat e artikuluara sot nga Vora kanë marrë përgjigjen e Luan Ramës, i cili ka bërë një premtim të hapur për banorët e Vorës.

“Hipotekat i kanë njerëzit e Rilindjes të emëruara nga ai. Por meqë është kështu, unë i ftoj të 3 mijë familjet e Bashkisë së Vorës të paraqiten nesër pranë Hipotekës së Tiranës, të marrin dokumentet e pronësisë meqë pjesën e tepsisë e ka zotërua në fjalë. Regjistruesi të bëjë gati 3 mijë certifikatat e pronësisë për të dëshmuar të vërtetën se kush i mban ato peng”,- tha Rama.

Luan Rama tha gjithashtu se kryeministri vërtetoi sërish sot akuzat e LSI-së për të ashtuquajturin “Pazar Roskoveci”.

“E paska ndihmuar edhe Fiqon dhe tani i kërkon t’i kthejë reston Fiqo, të mbledhë vota për të. Natyrisht kjo e zgjeron hartën e pazarit të Roskovecit që e kam denoncuar para dy vitesh, atë që ndodhi në Lezhë e Kukës, që u humbën prej pabesisë dhe pazareve të Rilindjes. Tani na del që ka ndihmuar edhe Fiqon”,- shtoi Luan Rama.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb