TIRANË- Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar në lidhje me propozimin e Bashkisë së Tiranës për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm, duke nxjerrë si çështje problematike jo vetëm nevojën e rritjes së çmimit por edhe mirëmenaxhimit të këtij sektori jetik.

LSI deklaron se faturimet e ujit janë në nivel skandaloz, duke denoncuar lidhjet e paligjshme të ujit të pijshëm nga bizneset e deputetëve të PS-së.

DEKLARATA E LSI
Me kërkesë të këshilltarëve të LSI-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, është thërritur në një seancë dëgjimore për problemet e ujësjellësit të kryeqytetit, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj.

Kjo seancë që po zhvillohet në këto momente në sallën e këshillit bashkiak, synon një njohje më të plotë e të detajuar të të gjithë problematikës që ka ujësjellësi i Tiranës të cilat nuk janë të lidhura vetëm me nevojën për rritjen e çmimit, po pikësëpari me domosdoshmërinë e mirëmenaxhimit të ketij sektori jetik dhe të ujit si pasuri kombëtare, për rritjen e faturimeve që janë në një nivel skandaloz që nuk i kalon as 30 përqind të prodhimit, për luftën kundër informalitetit e lidhjeve të paligjshme të shumë bizneseve të deputetëve të PS-së apo të bizneseve të klientëve të pushtetit me fabrika birre, me fabrika pijesh freskuese apo alkoolike, me pika karburantesh që përdorin pa kontratë ujin e pishëm për lavazhe e me dhjetëra e dhjetëra biznese të tjera tek fresku, në Tufinë, në unazën e re apo në të gjithë autostradën deri në Vorë!

Por një arsye themelore që këshilltarët e LSI-së kanë thirrur këtë seancë dëgjimore me kryetarin e bashkisë është edhe garantimi i transparencës për qytetarët, sepse në fund të fundit bashkia është e tyrja dhe interesi i tyre është parësor!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: